Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur sot vizitën treditore në Kosovë.
Lajçaku ka drekuar sot me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi.
Përmes një cicërime në Twitter, Lajçak thotë se ka pasur diskutime të thella në përgatitje për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.
“Me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës dhe Kryenegociatorin Besnik Bislimi, pata një diskutim të thellë si vazhdim i takimit nga java e kaluar në Bruksel dhe përgatitjet për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut”, ka shkruar Lajçak.