Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në një konferencë për media tha se reciprociteti i paralajmëruar ndaj Serbisë nuk është hakmarrje, por koncept që derivon nga barazia.
Kurti deklaroi se do të donin që Serbia t’i heq barrierat.
“Ne nuk e shohim reciprocitetin si mjet për hakmarrje, por si koncept që derivon nga vlera e barazisë. Për ne barazia është vlerë. Nga barazia si vlerë derivon reciprociteti. Prandaj ne duam që Serbia t’i heq barrierat. Kur të jemi gati për vendosjen e tij, me siguri që do të njoftoheni dhe ta merrni vesh”.
“Lidhur me një vjetorin e marrëveshjes që ka qenë në formë të dy zotimeve të njëanshme në Uashington më 4 shtator, mund të them që Ministria e Punëve të Jashtme bën analiza dhe vlerësime të brendshme se ku do të aplikojmë, kur dhe për çka”, ka thënë Kurti.
Kryeministri theksoi se Kosova nuk ndodhet në ndonjë rrezik aktualisht, mirëpo sa i takon vlerësimeve se kur do të aplikojë për anëtarësim, mbetet të shihet nga analizat e bëra nga MPJ-ja.