Ka filluar sezoni i turshive në Kosovë dhe kërkesat për blerjen e specave janë rritur shumë, transmeton Gazeta “Enigma”.
Në tregun e Prishtinës, një numër i madh i qytetarëve janë të interesuar për blerjen e turshive dhe ajvarit.
Shitësit nga ky treg flasin rreth çmimeve dhe kërkesave të qytetarëve.
“Interesimi i madh është për specat turshi, më shumë për ata djegës, sumborka e lloje të tilla”, ka thënë njëri nga shitësit.
Ai ka thënë se çmimet e tyre, këtë vit janë më të rritura në krahasim me vitet e kaluara, por se kjo gjë nuk ka ndikuar në shitjen e tyre, duke shtuar se deri më 20 tetor kanë mundësi t`i furnizojnë qytetarët e interesuar për speca të llojeve të ndryshme për turshi.
Por një tjetër shitës është shprehur mjaftë i mllefosur me gjendjen e tregut për 22 vite me radhë.
“Tregun më të poshtër e keni këtu, treg i faqeve të zeza, qysh bëhet tregu këtu?”, ka thënë ai, duke treguar më tej se në këtë treg nuk mund të punohet aspak, sepse sipas tij aty ka automjete të ndryshme në rrugë, ndërtime të paligjshme dhe asnjë përspektivë tjetër për të ushtruar një veprimtari të tillë.
Gjithashtu ai ka kërkuar dorëhqjen e përfaqësuesve institucional të vendit, me arsyetime se kjo situatë e tregut është për faj të tyre dhe kjo gjë po ndikon edhe tek ulja e blerësve në periudhën e turshive.
Ndryshe, në vjeshtë të çdo vitit, turshitë dhe ajvari janë të pranishme në çdo tryezë të familjeve kosovare. /Gazeta “Enigma”/