Kë po e quajnë ‘tuxhar’, tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”?

Kë po e quajnë ‘tuxhar’, tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”?

Ballkani dhe Llapi do të përballen në ndeshjen e nesërme në Superligën e Kosovës.Të dy skuadrat tashmë kanë rivalitet të madh mes tyre, sidomos nga ndeshja e fundit kampionale në vitin e kaluar.

Pas përfundimit të pjesës së parë të asaj ndeshjes, skuadra e Llapit në një status kishte thënë se nuk e kanë të qartë se a janë në Suharekë apo në Serbi, gjë që shkaktoi reagim të madh.

Para ndeshjes së nesërme, tifo-grupi i skuadrës nga Suhareka “Xhebrailat” kanë postuar një status në faqën e tyre.

Brenda këtij statusi lë të nënkuptohet se trajneri i Llapit, Tahir Batatina cilësohet si ‘tuxhar’, edhe për faktin se ashtu ishte cilësuar menjëherë pas ndeshjes së vitit të kaluar nga ky tifo-grup.

Ky është postimi i tyre i plotë.

“Nesër vjen tuxhari i cili krahasoj Suhareken me serbin, te gjithe e dini se cila fjali eshte adekuate per kete person neser.
TUXHAR WELCOME TO REPUBLIC OF SUHAREKA”.

Related Articles