Ekspertët e shëndetësisë kanë rekomanduar për të gjithë ata qytetarë që kanë dyshime se mund të jeni të infektuar me COVID-19, se egzistojnë dy mënyra për ta kuptuar atë, është testi i Rapid ( i shpejt ) dhe testi PCR, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Dallimet në mes të këtyre dy testeve janë:
Testet e PCR
Testet e PCR janë teste që dërgohet në një laborator ku një teknik laboratori kërkon material gjenetik të virusit duke përdorur pajisje shumë të specializuara.
Rezultatet jepen zakonisht pas 24 orëve me anë të një telefonate, por mund të ndodh që të jepen edhe më shpejt se kaq.
Testi i shpejtë
Testimi i shpejtë do të thotë që rezultatet janë të disponueshme brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, diku brenda vetëm gjysmë ore.
Gjendja e krijuar në vend dhe numri shumë I madhë I të infektuarve ka bërë që qendrat e mjekësisë familjare të cilat janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ti frekuantojn një fluks I madhë I qytetarëve për të kryer teste të COVID.
“Ka një siguri te mjaftushme, diku rreth 98% është i sigurtë , rezultati del i sakte pozitiv ose negativ. Eshte mjaft i mire dhe un personalisht e propozoj në masë të madhe me u testu popoullata dhe ato rastet pozitive me u vertetu pastaj me metoden PCR, metod më e sofistikume”, ka thënë mikrobilogu Arsim Ibrahimi, për Gazetën “Enigma”.
Njëherit ai ka shtuar se ky test është i lehtë për perdorim, me rezultat të shpejtë dhe çmim të lirë.
“Nuk është test i vështirë me u kry, çdo laborator që egziston mund ta bëj por se duhet të bëhet vetëm tek profesionistët, rekomanduar nga stafi mjekësor”, ka theksuar Ibrahimi.
Në anën tjetër, drejtor Ekzekutiv i Bordit të KMDLNJ-së, Bexhet Shala në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka thënë se mos krijimi i kushteve për vaksinim dhe testim, po kontribuon në rrezikimin e mëtejmë të shëndetit të përgjithshëm publik. Ai madje ka kritikuar institucionet kosovare se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ofruar siguri shëndetësore për qytetarët.
“Ne ishim të pavëmendshëm si shtet në mbrojtje të shëndetit të qytetare, ndërkohë që institucionet ranë në gjumë për shkak të rënies së madhe të rasteve, dhe u gjetën të pa përgatitur në këtë situatë, nuk e kryen vaksinimin me kohë apo u kryen në numër shumë të vogël dhe kjo ka ndikuar që tash numrin e kemi tejet të lartë dhe kemi të bëjmë me një rrezikim të përgjithshëm të shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Shala.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa 11 pacientë kanë humbur jetën.
Në Britani të Madhe të gjithë qytetarëve u këshillohet të bëjnë dy teste çdo javë, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Enigma.
Ky test u rekomandohet personave që punojnë në mënyrë që të mbajnë veten dhe kolegët e tyre të sigurt.
Testet e shpejta përdoren kryesisht nga njerëz që nuk kanë simptoma të COVID-19./Gazeta ‘Enigma’/