Java e pestë e Superligës vazhdon me tri supersfida

Java e pestë e Superligës vazhdon me tri supersfida

Edhe kjo e diele do të sjellë ndeshje të bukura futbolli, ku do të zhvillohen tri ndeshje e fundit interesante të javës së pestë në Superligë.

Ndeshja kryesore e ditës së diele (sot) pritet të zhvillohet në “Bajram Aliu”, ku ballafaqohen dy skuadra me rezultate pozitive në këto xhirot e para në mes Drenicës dhe Dritës.

Kuqezinjët kërkojnë të rrëmbejnë sërish pozitën e pare, derisa kaltërbardhët pas ngecjes në derbi kërkojnë pikët maksimale që të jenë në krye. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Kurse për t’u çliruar nga ngecja mbrapa kërkon edhe Gjilani e cila është nikoqire e Ulpianës, skuadër kjo që ende nuk ka fituar një ndeshje dhe dëshiron që të befasoj kuqebardhët.

Ndërsa në Klinë, Dukagjini e mirëpret Prishtinën. Dy skuadra me cilësi të larta mbrenda në skuadër po që ende pikët maksimale nuk i kanë arritur dhe që të dyja opsion kanë vetëm fitoren.

Këto dy ndeshje zhvillohen nga ora 16:00.

Related Articles