Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se do t’i kompensojnë të gjitha dëmet që iu shkaktohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat me Serbinë.
“Ky vendim u mundëson qarkullimin nga 21 shtator përveç mundësisë së pajisjes me targa të përkohshme në të gjitha pikat kufitare. Qytetarët që qarkullojnë në drejtim të Serbisë mund të qarkullojnë në Serbi por nëse hynë në Kosovë duhet me targa të përkohshme të Kosovës. Gjendja është e qetë dhe ka marra masat që të mos pengojmë kamionë me mallra. Serbia ka obliguar qytetarët e Kosovës që të vendosim tabela të përkohshme. Ne kemi vlerësuar që edhe Kosova të bëjë të njëjtën gjë dhe të realizojmë të drejtë legjitime qytetarëve”.
“Ky vendim ka të bëjë me qarkullimin me targa të Serbisë. Do të ketë mekanizma të lirë që të kompensojmë çfarëdo dëmi që i bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.