Kryeministri Albin Kurti do të mbledh sot ministrat, me fillim nga ora 10:00, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Për arsyen e kësaj mbledhje, nuk janë dhënë detaje.
Kujtojmë se me vendim të Qeverisë së Kosovës që nga e hëna e 20 shtatorit ka filluar zbatimi i reciprocitetit për targa të veturave, në raport me Serbinë./Gazeta Enigma.