14-vjeçarja Alketa Istrefi, nga qyteti i Mitrovicës është diagnostifikuar nga sëmundja e zemrës, mushkërive dhe mëlçisë, raporton Gazeta Enigma.
Se 14-vjeçarja vuan nga disa sëmundje, kjo dëshmohet edhe nga dokumentët e mjekëve. Ndërsa, sipas mjekëve nuk mund të bëhet intervenim kardiologjik për arsye të avancimit të sëmundjes dhe ka nevojë për trajtim medikamnetoz.
Babai i 14-vjeçares ka thënë për Gazetën “Enimga”, se kostoja për t’u trajtuar vajza e tij është shumë e lartë dhe nuk kanë mundësi t’i mbulojnë shpenzimet.
Tutje, Istrefi ka kërkuar ndihmën e mitrovicasve dhe qytetarëve tjerë për blerjen e medikamentve dhe ilaqeve tjera, duke lënë edhe numrin e telefonit: 044841140, 044797123 dhe 045882335.