Anëtarja tjetër e Komisionit për punë të Jashtme dhe Diasporë nga AAK-ja, Time Kadrijaj, ka thënë se ky veprim është një tendencë që të ndaloj procesin e dialogut dhe po bëhet për fushatë zgjedhore.
“Është një tendencë që para zgjedhjeve lokale të ndalet procesi i dialogut në kohë fushate zgjedhore sepse para një kohe kryeministri Albin Kurti ka hequr reciprocitetin e tjegullave që e dëmton ekonominë e vendit dhe tash po ndodh reciprociteti i targave”, ka thënë Kadrijaj.
Ndryshe, veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.