Nga java e ardhshme do të lejohen më shumë shikues që të jenë të pranishëm në aktivitetet sportive që zhvillohen në ambiente të hapura.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot (e enjte) ka prezantuar masat e reja, të cilat do të hyn në fuqi nga 27 shtatori.
Mes tjerash, Vitia ka bërë të ditur se nga java e ardhshme në ambientet e hapura ku zhvillohen aktivitetet sportive, të pranishëm do të lejohen të jenë 30% e shikuesve, nga 5% sa lejohen tani për tani.
Personat që duan të ndjekin nga afër ndeshjet që zhvillohen në ambientet e hapura, duhet pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen.