PSG ka shënuar fitore ndaj Montpellier me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 7-të të Ligue 1.
Ishte një ndeshje ku PSG ishte më e mirë për një nuancë, ndërsa në këtë ndeshje mungoi Leo Messi.
PSG kishte dy raste të mira para se të shënonte golin e parë, ku fillimisht Neymar, pastaj edhe Kylian Mbappe, nuk arritën të gjenin rrjetën.
Atë që nuk e bën dy yjet e ekipit e bëri, Idrissa Gueye, me një super gjuajtje nga distanca në minutën e 14-të për 1-0.
What a goal by Gueye ???? https://t.co/7rmt435svQ— Vargas ¹⁴ (@archiehayger) September 25, 2021
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa edhe në të dytën parisienët kishin më shumë nga loja.
Neymar dhe Mbappe sërishin ishin në aksion me disa raste, por pa arritur të gjejnë rrjetën.
Fitorja u hipotekua krejt në fund, kur Julian Draxler gjeti rrjetën në minutën e 89-të për 2-0.
#PSGMHSC
PSG [2] – 0 Montpellier | GOAL! Julian Draxler
Follow me to never miss any goal highlights.
https://t.co/qaMfDgKCwn— Ronard Addo (@ronard_addo) September 25, 2021
PSG pas kësaj fitoreje ka 24 pikë, pas tetë ndeshjeve