A do të ndërhyjë KFOR-i sot në veri, flet Kurti

A do të ndërhyjë KFOR-i sot në veri, flet Kurti

Kryeministri Albin Kurti, u pyet sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, lidhur me ndërhyrjen e KFOR në veri, ashtu siç raportuan mediat sot, raporton Gazeta “Enigma”.

Lidhur me këtë kreu i qeverisë, tha se nuk ka informacione nëse një gjë e tillë pritet të ndodhë, porse do të veprohet varësisht me vlerësimin e situatës nga Policia e Kosovës.

LEXO EDHE: KFOR-i është gati – pasdite pritet ndërhyrja në Veri

“Ne diskutuam me komandantin e përgjithshëm të KFOR sot, meqenëse ne i kemi policët tanë atje, dhe ata e bëjnë vlerësimin e situatës. Vendimet e tona nuk janë politike. Ne nuk marrim vnedime pa vlerësimet që na vijnë nga Policia e Kosovës. Ne shkëmbejmë informacione me KFOR. Unë nuk kam ndonjë informacion për ndërhyrjen e KFOR-it në Kosovë”, tha Kurti. /Gazeta Enigma.

Related Articles