Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Kaçanik, ku tha se qytetarët e Komunës së Kaçanikut janë bashkuar pa dallime politike për ta zgjedhur në raundin e parë Besim Ilazin për kryetar, për të vazhduar punën e mirë që ka bërë.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Krasniqi është shprehur se në hartën politike të Kosovës, Kaçaniku gjithmonë ka pasur vend të veçantë për PDK-në duke besuar në vizionin e kësaj partie.
“Këtë besim të qytetarëve të Kaçanikut, do ta përdorim ekskluzivisht për ta, e në dobi të tyre. Me Kryetarin Besim Ilazi, jemi të vendosur të marrim përgjegjësitë e këtij mandati të ri, për t’ia ndryshuar fizionominë Kaçanikut.”, thotë ai.