Drita e Gjilani në disiplinë – përleshja me shufër metali dhe dëme të konsiderushme në “Fadil Vokrri”

Drita e Gjilani në disiplinë – përleshja me shufër metali dhe dëme të konsiderushme në “Fadil Vokrri”

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës në futboll të hënën ka hapur inicime disiplinore lidhur me incidentin që ndodhi në ndeshjen mes Dritës e Gjilanit.

Ndeshja e javës së gjashtë, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit është luajtur të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Fitore shënoi Gjilani me shifrat 2:0, ndërsa në pushim mes pjesëve erdhi te një incident mes tifozëve. Sipas Komisionit të Garave, ishin tifozët e Gjilanit që provokuan ata të Dritës.

Ndaj Dritës, që ishte organizatore e ndeshjes, është iniciuar procedurë disiplinore për lëshim në organizim. Tifozët e Dritës fillimisht kanë hedhur mjete pirotektnike në tribunën lindore, ndërsa më pas edhe mjete piroteknike tymëse.

Ndërkaq, Komisioni i Garave ka inicuar procedurë disiplinore edhe për tifozët e Gjilanit, derisa sipas asaj që thuhet në vendim që “Skifterat” kanë qenë ata që kanë nxitur konfliktin me tifozët e Dritës.

NJOFTIMI I KG-së:

“Gjatë pauzës, tifozët mysafirë të Gjilanit provokojnë ata të Dritës, që pastaj vërsulen drejt njëri-tjetrit, ku fillon përleshja me shufra metali, me ulëse plastike dhe grushte, për çka pjesa e dytë filloj me 15 minuta vonesë”, thuhet në vendimin e KG-së. Sipas këtij organi të FFK-së “në tribunën lindore ku ishin tifozët e Dritës janë shkaktuar dëme materiale: disa ulëse të thyera, rrethoja e dëmtuar, në tualete disa pllaka të qeramikës të thyera si dhe është dëmtuar dera e zhveshtores ku ishte e vendosur Drita”.

“Tifozët e Gjilanit provokuan ata të Dritës. Si pasojë vërsulen ndaj njëri-tjetrit duke u përleshur me shufra metalike, ulëse plastike që ishin prapa portës dhe grushtime. Me këtë rast janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Para fillimi të pjesës së dytë tifozët e Gjilanit ndezin mjete pirotektnike tymuese si dhe dëmtojnë disa karrige në tribunën veriore të stadiumit”. Federata e Futbollit e Kosovës edhe të dielën ka dënuar “sjelljet vandale të tifozëve” në derbi. FFK-ja kishte dhënë leje që ndeshja të organizohej në Prishtinë për faktin se stadiumi në Gjilan po rinovohet.

Related Articles