Një rrahje masive mes 10 personave ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Policia ka arrestuar 10 persona, në mesin e tyre dy të mitur.
“Incidenti raportohet të ketë ndodhur në kohen deri sa viktimat ndodheshin pranë një zyre për shërbime dhe programe të Ministrisë së Bujqësisë, e cila ndodhet në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Personave të përfshirë në këtë incident në cilësi të viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, por të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.
Në njoftim thuhet se tetë të dyshuarve i është caktuar masa e paraburgimit ndërsa ndaj dy të miturve rasti është duke u trajtuar.
“Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur dy prokurorëve të rastit të nacionalitetit serb, të cilët trajtojnë rastet për të mitur dhe të rritur, dhe rasti i iniciuar është duke u hetuar për veprën penale “sulm”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit (8) tetë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë, përderisa ndaj (2) dy personave të mitur rasti është duke u trajtuar”.