Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka njoftuar se N’Golo Kante do të mungojë në ndeshjen kundër Juventusit, si pasojë e infeksionit me coronavirus.
Blutë udhëtojnë në Torino, ku nesër (e mërkurë) do të luajnë përballë Bianconerëve në Allianz Stadium.
Zonja e Vjetër nuk do t’i ketë në dispozicion dyshen e sulmit, Paulo Dybala e Alvaro Morata, derisa edhe te mysafirët mungojnë emra të rëndësishëm, si Christian Pulisic, Reece James, Mason Mount e N’Golo Kante.
(Foto: Twitter/Frank Khalid)
“Atyre u mungojnë disa lojtarë, njësoj edhe neve. Duhet respektuar cilësia dhe tradita e këtij klubi (Juventusit). Është një sfidë e vështirë, kemi nevojë për energji pozitive dhe vendosmëri që të reagojmë (pas humbjes nga Manchester City në Ligën Premier)”
“Christian (Pulisic), Reece (James) dhe Mason (Mount) nuk luajnë për shkak të lëndimeve, kurse N’Golo ka rezultuar pozitiv (me COVID), prandaj duhet kohë sipas protokollit qeveritar. Ai nuk ishte sot (e martë) në stërvitje”, ka treguar Tuchel në konferencën për shtyp.