Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 66 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
29 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.
Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.
Në total numri i rasteve aktive është 3.185.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!