Mbi 520 mijë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

Mbi 520 mijë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

520 mijë e 182 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, aktualisht në vend janë 3 mijë e 185 raste aktive me koronavirus.

Më së shumti raste aktive vazhdon të jetë Komuna e Prishtinës.

Në raportin e fundit IKShPK raportoi për dy vdekje dhe 66 raste të reja me COVID-19.

Related Articles