Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamionit në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka shtuar se familjarët kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës.
“Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, ka thënë Gjurkaj.