Vetëm brenda një muaji, 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut, transmeton Gazeta “Enigma”.
Pesë prej tyre ishin drejtues të automjeteve, pesë këmbësorë dhe një motoçiklist.
Nga Policia e Kosovës kanë apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik.
“Mos mbaj kufje gjatë kalimit të rrugës, kurrë mos kalo rrugën duke vrapuar, qëndro i vëmendshëm gjatë kalimit të rrugës”, ishin vetëm disa nga porosit e dhëna nga policia e të cilat iu drejtohen këmbësorëve. /Gazeta “Enigma”/