Klubi anglez i Ligës Premier, Brighton ka konfirmuar se një nga lojtarët e tyre është arrestuar mes akuzave për sulme seksuale.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se një burrë rreth të 20-ve, së bashku me një tjetër në të 40-at, u arrestuan pas një incidenti në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Lojtari, i cili nuk mund të përmendet për arsye ligjore, po vazhdon të ndihmojë policinë me hetimin.
“Dy burra janë arrestuar pasi një grua raportoi se ishte sulmuar seksualisht në një vend në Brighton, në orët e para të së mërkurës”.
“Një burrë në të 40-tat dhe një burrë në të 20-at, të dy nga Brighton, u arrestuan nën dyshimin e sulmit seksual dhe mbeten në paraburgim policor në këtë kohë”, ka thënë një zëdhënës i policisë në Sussex.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi anglez Brighton and Hove Albion.
“Brighton and Hove Albion janë të vetëdijshëm se një nga lojtarët e tij po ndihmon policinë në hetimin e një shkelje të supozuar”.
“Çështja i nënshtrohet një procesi ligjor dhe klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme në këtë kohë”, ka thënë një zëdhënës i klubit.
Viktima e sulmit të supozuar po merr mbështetje të specializuar nga oficerët.