Për shkak të fillimit të vitit të ri shkollor dhe fushatës zgjedhore, Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se masat antiCOVID të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme.
Sipas komunikatës së publikuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në takimin që kanë mbajtur me MSH-në, ata kanë dhënë këtë vlerësim të përgjithshëm për shkak të fillimit të mësimit dhe zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
“Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor”, thuhet në komunikatën e AKK-së.
“Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoj Kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë. Në anën tjetër ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë Covid-19”, thuhet në komunikatë.
Heqja e orës policore ishte njëra nga kërkesat e AKK-së.