Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 8 tetor 2021, raporton Gazeta Enigma.
Instituti i Kosovës për Drejtësi mban takimin përmbyllës të punëtorisë, “Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive”. ( ora 10:00)
Organizatat e shoqërisë civile nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për themelimin e “Grupit të Koalicionit 27”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Posta e Kosovës bën promovimin e pullës postare “Vaksinohu-shpëto jetë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Tomash Szunyog, udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, lidhur me agjendën dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:30)