Të enjten e 7 tetorit është hapur sistemi për të caktuar një termin për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, por për vetëm pak minuta sistemi ka rënë, raporton Gazeta Enigma.
Rezervimet për muajin nëntor u mbyllën menjëherë pas shumë kërkesave të kosovarëve.
Një ditë pas kësaj, ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë duke dhënë sqarime për shumë pyetje të ngritura nga të rinjtë.