Përfaqësuesja e Kosovës nesër (e shtunë) do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” do të përballen me Suedinë në “Friends Arena”.
Një ditë para ndeshjes, Bernard Challandes është paraqitur sonte në konferencë për shtyp. Përzgjedhësi i Kosovës tha se Kosova duhet të vazhdojë me formën që e kishte në shtator.
“Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojmë formën që e kemi pasur në shtator. Është e qartë që Suedia është kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionatin Evropian.
Presim një ekip shumë të fortë në aspektin fizik por edhe në aspektin individual sepse ka lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në ndeshje. Suedia ka përvojë dhe ka luajtur në shumë turne të mëdhenj. Po ashtu, lojtarët e Suedisë kanë luajtur edhe në Ligën e Kampionëve. Kështu që, për ta dueli me Kosovën është një ndeshje normale” – ka deklaruar Challandes./Gazeta Enigma/.