Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, ndërsa me skuadrën është bashkuar edhe Lirim Kastrati.
Dardanët kanë zbritur mbrëmjen e së premtes në stadiumin modern “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, aty ky nesër do të ketë edhe mijëra bashkëatdhetarë tanë në përkrahje të Kosovës.
Në këtë stërvitje ka qenë i pranishëm edhe sulmuesi anësor i Legias, Lirim Kastrati, i cili mungoi në stërvitjet paraprake për shkak të ekzaminimeve mjekësore.
Kastrati ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, kryesisht me ushtrime të lehta dhe vrapime.
Nuk dihet nëse ai do të luajë nga minuta e parë, por gjatë ndeshjes pritet inkuadrimi i tij.
Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës zhvillohet të shtunën nga ora 18:45. /Gazeta “Enigma”/