Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,095.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,972 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.
Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërkaq, në ShSKUK për COVID-19 janë duke u trajtuar 102 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.