Kanë filluar punimet në stadiumin ndihmës në Gjilan. Tapeti jeshil pritet të ndryshohet tërësisht, derisa do të punohet edhe në rregullimin e nivelizimit të fushës, raporton ekskluzivisht Gazeta “Enigma”.
Tapeti jeshil pritet t’i jap formë tjetër këtij stadiumi në të cilën skuadrat e futbollit në qytetin e Gjilanit i zhvillojnë stërvitjet.
Kompani nga Turqia kanë zbarkuar në Gjilan dhe pritet që qëndrojnë për disa ditë për ta rregulluar fushën.
Kujtojmë që ky mini-stadium ishte i pranuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për zhvillimin e ndeshjeve kampionale në të gjitha kategoritë. /Gazeta Enigma/.