Kryeministri Kurti mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri Kurti mbledh kabinetin qeveritar

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, do të mbajë sot mbledhjen e radhës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas këtij njoftimi, mbledhja do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për shqyrtimin e propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.

Gjithashtu në këtë mbledhje do të shqyrtohet draft koncepti i dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në Sistemin e Drejtësisë./Gazeta Enigma.

Related Articles