Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zbarkoi të mërkurën në Rashkë, ku pritet të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në kazermat lokale të ushtrisë serbe.
Ai do të vizitojë njësitë e Ushtrisë Serbe në kazermë, dhe gjithashtu do të vizitojë njësitë e xhandarmërisë, raporton Tanjug.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe pas arrestimit të tetë personave në aksionin e sotëm, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.
Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajë konferencë për media.
Kjo konferencë vjen pas zhvillimeve të fundit në veri./Gazeta Enigma/.