Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 924.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,598, nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,973 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.
Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Enigma/.