Në mbledhjen e së premtes të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është raportuar për Kosovën, ashtu siç edhe është pritur përfaqësuesit e Rusisë dhe Kinës kanë kritikuar Kosovën dhe i kanë dalë në mbrojtje Serbisë.
Përfaqësuesi i Rusisë tha se situata në veri përbën shqetësim të madh për Rusinë. Sipas tij ajo është përkeqësuar për shkak të veprimeve të Prishtinës.
“Autoritetet e Kosovës kanë provokuar tensione. Policët janë vendosur të armatosur. Forcat speciale kanë shënjestrurar civilët me gaz lotsjellës”, tha ai.
Rusia, sipas tij, i sheh këto akte me qëllim të intimidimit dhe presion ndaj serbëve për t’i përzënë ata nga Kosova.
“Ne besojmë se zhvillimet e fundit dhe politikat e Prishtinës për të mos vënë dialogun në prioritet janë shumë të rrezikshme”, tha përfaqësuesi i Rusisë.
Këto, taktika të Prishtinës, sipas tij, çojnë drejt minimit të procesit të dialogut, për të cilin Rusia mendon se është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.
“Rusia mbështet zgjidhjen mes Prishtinës se Beogradit në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.
Ndërsa përfaqësuesi i Kinës tha se ky vend e mbështet sovranitetin e integritetin territorial të Serbisë dhe e kupton atë sa i takon shqetësimeve në Kosovë.
Ai tha se Kina e përgëzon Serbinë për përpjekjet pozitive për të gjetur një zgjidhje politike.
“Ne mbështesim të dyja palët që në kornizat e Rezolutës 144 të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut dhe konsultimeve”, tha ai.
Është ky një takim i rregullt për Kosovën, ku paraqitet raporti i Misionit të Kombeve të Bashkuara.
Raporti përfshin periudhën 16 mars – 15 shtator, 2021.
Takimi do të zhvillohet dy ditë pas një krize të re në veri të Kosovës, ku serbët lokalë protestuan dhunshëm për shkak të një operacioni anti-kontrabandë të Policisë së Kosovës.
Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve u lënduan 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.
Përfaqësuesit e Norvegjisë, Vietnamit, Nigerit, Estonisë, Indisë dhe Irlandës u kërkuan Kosovës dhe Serbisë të tregojnë vullnet politik per të bërë konsensione, të vazhdojnë dialogun më besim të plotë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse. /Gazeta “Enigma”/