Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sipas Exit Poll-it të Albanian Post ka fituar me 52.5% garën për kryetar të kësaj komune.
I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni me 29.8%.
Ndërkaq e treta radhitet kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Filloreta Zejnullahu me 11.5%.
Kurse i katërti, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri me 5.1%. /Gazeta “Enigma”/