Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 99.8 për qind të votave në 2472 vendvotime nga 2477 sa janë gjithsejtë.
Deri në këtë orë kur po raportojmë (08:00), në Prishtinë janë numëruar 99.5% e votave ku kanë mbetur pa u numëruar votat vetëm edhe në një vendvotim.
Sipas rezultatit të deritanishëm Arben Vitia i LVV-së dhe Përparim Rama i LDK-së, do të synojnë mandatin e kryetarit sërish në raunin e dytë.
Deri më tani Arben Vitia ka marrë 42,26% të votave kurse Përparim Rama ka marrë 29,34%.
Kandidati i PDK-së në këto zgjedhje për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili renditet i treti në këtë garë më 21,61%.
I katërti në kryeqytet renditet Daut Haradinaj i AAK-së, me 3 mijë e 850 vota, apo 4.82%.