Nga zgjedhjet e 17 tetorit janë numëruar 100% e votave në kryeqytet, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak minuta më parë ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se të gjitha votat në këtë komunë janë numëruar.
Pas numërimit të votave, del se Arebn Vitia nga radhët e VV’së është i pari me 42.33% të votave, i ndjekur nga Përparim Rama me 29.35%.
Kujtojmë se balotazhi për ata kandidat që nuk kanë arritur të marrin shumicë të votave për të udhëhequr komunën ku garojnë, do të mbahet më 14 nëntor./Gazeta Enigma/