Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 632.
MSH bën të ditur se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,936, nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,973 persona.
Ndryshe, të hënën nga 1.419 testime, vetëm 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19 ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /Gazeta Enigma/.