Në konvikte ofrohen kushte për mbrojtje nga Covid-19

Në konvikte ofrohen kushte për mbrojtje nga Covid-19

Me lirimin e masave anti-Covid nga Qeveria, është hapur edhe Qendra e Studentëve në Prishtinë, e cila sipas zyrtarëve të kësaj qendre ofron siguri për studentët  për mbrojtje nga Covid-19.

Drejtori i kësaj qendre Fatmir Sfishta, ka theksuar se hapja e konvikteve është në përputhje me masat anti COVID19.

Sipas tij, shfrytëzimi i dhomave nga një student bën që siguria të jetë më e madhe, ndonëse me një buxhet më të vogël dhe me kapacitete më pak.

“Neve kapacitetet i kemi për 4 000 studentë. Për momentin i kemi rreth 1600 studentë dhe automatikisht kjo afekton në buxhetin e të hyrave tona vetanake, flas për të hyrat monetare. Mirëpo deri më tani nuk kemi probleme me buxhet, për vitin e ardhshëm duhet të shohim se si do afektojë më tutje”.

Ai tregon se pranimit  më i vogël i numrit të studentëve ka pasur efekte edhe në buxhet, por që deri tash nuk kanë pasur probleme.

“Besoj që studentët ndihen më të mbrojtur në Qendrën e Studentëve sesa të shkojnë në ambientet e tyre familjare, ose në ambiente të tjera sepse një student e shfrytëzon një hapësirë një dhomë, shkon në mensë e merr ushqimin me vete dhe kontaktet me numër të madh të studentëve të tjerë i ka të limituara. Kështu që besoj që studentët janë shumë të sigurt edhe për përhapje edhe për mbrojtje nga Covid-19”. është shprehur Sfishta.

Related Articles