Ka përfunduar xhiroja e dhjetë në Superligën e Kosovës, me dy ndeshjet që janë luajtur sot, Gjilani – Drenica 2:1 dhe Dukagjini – Ballkani 0:0, shkruan Gaeta Enigma.
Gjilani ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat 2 me 1.
Progni shënoi dy gola për skuadrën e Ismet Munishit, kurse Zabergja shënoi golin e vetëm për Drenicën.
Pas fitores 2:1 në shtëpi ndaj Drenicës, skuadra e Gjilanit kalon në pozitën e tretë me 17 pikë, aq sa ka edhe Drenica në vendin e dytë dhe një pikë më pak se Ballkani i vendit të parë.
Kjo është renditja aktuale tabelare pas javës së 10-të në BKT Superligë: