Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka vizituar refugjatët afganë, të cilët po qendrojnë në kampin Liya.
“Ne jemi të përulur që jemi në gjendje të ofrojmë siguri dhe strehë, dhe të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë”, ka shkruar Osmani-Sadriu në Twitter, lidhur me vizitën e saj në kampin Liya.
Në anën tjetër, Nicholas Giacobbe ka shprehur mirënjohjen e tij për Presidenten dhe kosovarët për strehimin e përkohshëm të afganëve.
“Prioriteti ynë është plotësimi i të gjitha kërkesave në mënyrë që musafirët e kampit Liya të mund të largohen nga Kosova dhe të fillojnë jetën e tyre të re. 142 afganë, 30%, tashmë e kanë bërë këtë dhe janë në rrugë për në ShBA”, ka thënë Giacobbe.
Kosova ka strehuar përkohësisht rreth 2 mijë afganë, deri sa t’u plotësohen dokumentacionet për zhvendosje të përhershme të tyre në Shtetet e Bashkuara.
Strehimin e afganëve, Kosova e ka bërë na bashkëpunim me ShBA-në dhe shtetet aleate./Gazeta “Enigma“/
Today with @USAmbKosovo Chargé d’Affaires Nicholas Giacobbe we visited Afghan citizens temporarily residing in Kosovo at Camp Liya.
We are humbled to be able to provide safety and shelter, and honored to be able to stand by our allies. pic.twitter.com/XCJq2IBCew— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 21, 2021