Numër jo i vogël ngacmimesh e përdhunimesh po raportohen ditëve të fundit në Kosovë. Edhe përdhunimi i të miturave është në shifra të frikshme.
Në Gjakovë u raportua një përdhunim, ku një i dyshuar nën ndikimin e alkoolit e ka detyruar të miturën të kryejë akt seksual.
“E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin. Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Një tjetër rast i rënë ka ndodhur para disa ditësh edhe në Kamenicë ku ishte keqpërdorur seksualisht një 12-vjeçare.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, i pandehuri M. J., dyshohet se gjatë këtij muaji, në Kamenicë, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe t’i vlerësoj pasojat e një marrëdhënieje të tillë.
Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Adelina Berisha nga Rrjeti i grave të Kosovës thotë se kur janë në pyetje të miturat vepra të tilla bëhen edhe më të rënda, , raporton RTV Dukagjini, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Vetëm në shtat mujorin e parë të këtij viti është raportuar për 48 raste dhunimi, derisa gjatë vitit 2020 janë raportuar 64 raste të dhunimit seksual. /Gazeta “Enigma“/