Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?


Gazeta “Enigma” sjell ngjarjet e ditës së sotme:

  • 10:00Ekipet mobile bëjnë vaksinimin e qytetarëve në sheshin e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 
  • 10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takon Shoqatën e Familjeve tё Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit (ShFHDK). (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
  • 10:00Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës – STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park”, Prizren)
  • 10:30Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie me temën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 
  • 11:00Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) 
  • 11:00Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rijnë. Marrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj)
     
  • 14:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)./Gazeta Enigma.

Related Articles