Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Debëlldeh të Vitisë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Maqedonia në Kosovë pa test për COVID-19.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Debëlldeh, Viti, 22.10.2021 – 16:50. Njësiti policor ka hasur dy persona të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Maqedonia në Kosovë pasi që nuk kishin test për COVID. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta “Enigma“/