Mbrëmë është arrestuar trajneri i futbollit Afrim Tovërlani pasi i njëjti dyshohet se me thikë e ka kanosur kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij.
E, ndaj kësaj ka reaguar kryetari Ahmeti, duke thënë se nuk ka pasur asnjë ballafaqim fizik e as luftë me thika mes tij e Tovërlanit.
Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Tovërlani ka qenë mrbëmë në shtëpinë e tij, por se ky nuk ka qenë prezent aty.
Madje, ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar e as i rrezikuar nga Tovërlani.
Postimi i tij i plotë:
Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.
Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.
Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit.
Postimi Origjinal i Ahmetit:
Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e…Posted by Shpend A. Ahmeti on E martë, 26 tetor 2021