Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 69 pacientë me COVID-19.
Prej tyre katër janë në gjendje të rëndë shëndetësore , ndërsa 32 me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
69 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre 32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-COVID
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë