Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se 60 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet dhe klinikat për COVID-19.
Sipas njoftimit, 29 prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe 3 në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë /Gazeta “Enigma”/