Një 13 vjeçar dyshohet është vetëplagosur sot me armë zjarri në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ një person i moshës 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me të arritur në spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij është e rënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima është vetëplagosur me armë zjarri”, tha ai.
Gjurkaj bëri të ditur se të gjitha njësitet relevante policore ju kanë përgjigjur rastit dhe se hetimet po vazhdojnë.