Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka kthyer vëmendjen menjëherë kah derbi i së shtunës kundër Manchester Unitedi, pasi ekipi i tij e shkatërroi plotësisht Club Brugge për herë të dytë.
City e mundi 4:1 klubin belg të mërkurën në Etihad Stadium, për të kaluar në vendin e parë në Grupin A të Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.
Guardiola e mbrojti qëndrimin e vet paraprak se ndeshja ndaj Brugge ishte më e rëndësishmja e javës për skuadrën e tij, pavarësisht se të shtunën e pret një derbi me rivalin Manchester United në Premierligë.
“Njerëzit më kritikuan mua që thashë se ndeshja e sotme ishte më e rëndësishme se ajo kundër Unitedit, por kështu ka qenë. Por tani ndeshja më e rëndësishme është kundër Man Utd”, tha Guardiola pas ndeshjes.
I pyetur nëse shqetësohej se koha mes këtyre dy ndeshjeve ishte e shkurtër, Guardiola theksoi: “Jo. Nëse ndeshja do të ishte nesër, ne do të luanim nesër”.
City do të udhëtojë drejt Old Traffordit të shtunën për t’u përballur me rivalin Manchester United në orën 13:30.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Guardiolës në Ligën e Kampionëve do të jetë të mërkurën më 24 nëntor kundër Pari Saint-Germain. /Gazeta Enigma.