Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se situata me COVID-19 mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja.
Sipas IKSHP’së, nëse rriten rastet e reja mund të ketë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor.
“Ne jemi duke vazhduar pandërprerë me gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, dhe kjo do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor. Andaj, IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Për këtë arsye, Instituti ka bërë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim, si dhe vaksinim.
“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të populates”, thuhet në postimin e IKSHP’së./Gazeta Enigma/
Postim i plotë: