Buxheti për stadiumin e papërfunduar të Gjilanit do të rritet aq sa do të ketë nevojë për të përfunduar projektin edhe brenda vitit 2022. Kështu ka deklaruar Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje në një postim në profilin e tij në Facebook.
‘Komunat nuk kanë kry punë’, ka thënë Murati për Gjilanin dhe Gjakovën.
Renovimi i Stadiumit të Gjilanit ka filluar qysh në vitin 2020 por ende nuk është përfunduar.
Qeveria ka vendosur që të bartë 1 milion e 500 mijë euro nga viti 2021 për vitin 2022, ndërkaq ka planifikuar që shumë e njëjtë të ndahet edhe për vitet 2023 e 2024.
Këto mjete, sipas Muratit, do të mund të ofrohen edhe gjatë vitit 2022 nëse Komuna arrin të kryejë punët. ‘Prandaj, na duhet ndryshimi më 14 nëntor’, ka thënë Murati.
Komuna e Gjilanit udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së. Në një deklarim të mëhershëm, Lutfi Haziri kishte thënë se stadiumi nuk do të përfundohet deri sa të ndahen fonde nga qeveria.
Komuna e Gjilanit shkon në balotazh më 14 nëntor dhe Lutfi Haziri i LDK-së ka kundërkandidat Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Stadiumi i Gjilanit pritet të jetë i kategorisë së katërt.
Më poshtë postimi i plotë i Ministrit të Financave, Hekuran Murati, reagimi i të cilit ka ardhur pas raportimeve të djeshme të mediave se ‘Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent shtesë’ për stadiumet e papërfunduara të Gjilanit dhe Gjakovës.